Pëllumb Tuda të cilit Prokuroria i sekuestroi sot dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës nuk është emër i panjohur për Policinë.
Ai ishte dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.
51 vjeçari ishte përfshirë edhe në një ngjarje të rëndë në vitin 2014, në një lokal ku ka pasur shkëmbim zjarri me pistoletë.
Por Panorama shkruante në vitin 2015, se Tuda ishte paditur në Policinë e qytetit bregdetar nga banakierja e lokalit të tij, pasi kishte tentuar ta prostituonte.
“Sipas policisë, ai akuzohet se ka rrahur një vajzë që punonte si banakiere, pasi ajo nuk kishte pranuar të punonte si prostitutë.
Vajza është dërguar në qendrën për mbrojtjen e femrave të dhunuara, ndërkohë që Tuda është dërguar në komisariat.
Tuda, 46-vjecar nuk është emër i panjohur për policinë lokale. Ai dy vite më parë është akuzuar për plagosjen e dy efektivë të policisë po në ambientet e diskos së vet”, shkruante Panorama 5 vite më parë.
