Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel nuk kanë kursyer as batutat me njëri tjetrin.
Teksa Rama tha se pa kancelaren Ballkani nuk do të ishte ky që është sot ai tha se shpreson që deti, dielli dhe humori i Ballkanit ta risjellë në Shqipëri kancelaren edhe kur të mos jetë në këtë detyrë.
“Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime në të gjithë globin, tani do e jetë më e lirë në një kohë më të afërt dhe shpresoj shumë të ketë kohën e dëshirën të rikthehet në Ballkan e Shqipëri për të lexuar më nga afër progresin tonë dhe në një farë mënyre për ta shpërblyer me detin, diellin natyrën dhe humorin e Ballkanit që të paktën në këtë fushë është shumë përpara BE”, tha Rama.
Kancelarja iu përgjg se ndoshta do të jetë dielli që do e nxisë të vijë të shoh nga afër zhvillimet e vendeve të rajonit. “Zemra ime rreh për Ballkanin” tha ajo.
