Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Detyrohet të paguajë 20 mijë paund për vajzën që nuk e dinte se ekzistonte

23:40 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ishte martuar kurrë dhe nuk e dinte se ishte babai i një vajze adoleshente. Ross Mclaughlan, 55 vjeç, nga Stockton-on-Tees, Angli, thotë se është tronditur kur mori letrën e Shërbimit të Kujdesit të Fëmijëve në vitin 2011 ku i thuhej se kishte një vajzë 13- vjeçare.

55-vjeçari, nuk ishte i martuar dhe pretendon se nuk kishte asnjë ide se kush ishte nëna e vajzës.

Në një intervistë për Daily Mail ai thotë: “Unë isha shumë i hutuar dhe nuk e dija as emrin e vajzës, as të nënës së saj, por i thashë se kishin gabuar dhe e gjitha ishte një mashtrim. Unë kisha të kursyer 10 mijë Paund nga paga ime, po ndërkohë ata më thanë se u detyrohem dhe 10 mijë të tjerë. 

Ross tha se fillimisht u përpoq të injoronte letrën, por më pas vendosi të paguante shumën prej 100 Paund në muaj, kështu që kjo nuk do ti rrezikonte punën e tij. Ai nuk pranoi të merrte një test të ADN-së. Por katër vjet më parë, atij i erdhi një letër tjetër nga Shërbimi i Kujdesit të Fëmijëve (CMS), duke i thënë atij se shpenzimet për mbështetjen e vajzës po rriteshin në 320 Paund në muaj. Nëse do ta paguante këtë shumë ai do të mbetej me 900 Paund në muaj të ardhura.

Kështu që ai vendosi të shqyrtojë rastin më tej dhe kërkoi një kopje të certifikatës së lindjes së vajzës.

Ross menjëherë i shkroi CMS duke shpresuar se do të kishte dëshmi të mjaftueshme për të provuar se ai nuk ishte babai dhe ndaloi pagesat. Por ai mori një përgjigje duke thënë se certifikata nuk ishte dëshmi e mjaftueshme dhe se ai ishte baba biologjik i fëmijës dhe kështu paratë duhet të paguheshin çdo muaj.

Gjërat u përkeqësuan më shumë kur vajza u bë 21 vjeç dhe iu tha se ai duhej të paguajë 10 mijë Paund. Ross e përshkroi të gjithë rastin si “grabitje” dhe e krahasoi atë me diçka që ndodh në një “shtet fashist”.

Gruaja pretendon se ajo ka mbetur shtatzënë pas një marrëdhënie të shkurtër që pa pasur me Rossin dhe lindi vajzën në Qershor të vitit 1997.

Detyrimet paguan vajzes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.