TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Kërcet pistoleta, sulmohet këngëtari i njohur shqiptar

21:59 / May 22, 2022

Balluku: Tuneli i Llogarasë, gati para afatit

21:53 / May 22, 2022

Anëtarët e një familje u përfshinë në aksident, zbardhen emrat e personave të plagosur dhe viktimës së moshuar

21:44 / May 22, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Deutsche Welle: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetojë ish-kryeministrin Berisha, opozita e quan “presion të patolerueshëm”

10:38 / April 10, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan presionin ndaj SPAK-ut të patolerueshëm, shkruan Deutsche Welle.

Me një gjuhë figurative të ashpër Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri thirrje Strukturës Anti-Korrupsion, (SPAK) “të godasë në kokë kuçedrën e korrupsionit” dhe “të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.” Në kongresin e PS-së, zhvilluar të shtunën (09.04), ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) e shpalli në maj të vitit të kaluar “persona non grata” për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

“Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut, që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara.” – tha Rama në Kongresin e PS.

Reforma në drejtësi dhe goditja e korrupsionit
Në fjalën e tij prej rreth një ore e gjysmë në Kongresin e PS, kryeministri Rama u ndal gjatë në pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi, të fokusuara në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë. Dënimin me burg në shkurt të këtij viti për shpërdorim detyre të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri, arrestimet me burg nga SPAK-u të Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Alqi Bllako, që të dy për aferën e inceneratorëve, kryeministri Rama i konsideroi si rezultate të dukshme të reformës në drejtësi, që po godet zyrtarë të PS, forcës politike në qeverisje, gjë që sipas tij në qeverisjet e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha as që mund të përfytyrohej.

Rama tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë të qeverisjeve socialiste të arrestuar nga SPAK-u është “vetëm personale dhe PS nuk është zyrë avokatie për askënd.” dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe për pasuritë e prokurorëvedhe gjykatësve që vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit.

Opozita: Presioni ndaj SPAK-ut i patolerueshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti propagandë kongresin e PS „që nuk mund të fshehë keqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve.” Në median sociale ai theksoi që kryeministri Rama nuk përmendi vjedhjen e miliona eurove nga ministrat e deputetët e tij në aferën e inceneratorëve dhe heshti për boshatisjen e vendit nga emigrimi i rinisë.

Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha i cilësoi në një deklaratë për mediat “të patolerueshme, të pafalshme dhe tërësisht kriminale presionin dhe shantazhin e hapur që Edi Rama ushtroi ndaj organeve të reja të drejtësisë”./DW/

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Balluku: Tuneli i Llogarasë, gati para afatit

21:53 / May 22, 2022

Dy fitore në një ditë/ Në pritje të rimarrjes së drejtimit të PD-së, Sali Berisha ka një urim special për Milanin

21:34 / May 22, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 73-vjeçar 

21:05 / May 22, 2022

Gjendet i pajetë në hotel një burrë

20:43 / May 22, 2022
Te fundit

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Kërcet pistoleta, sulmohet këngëtari i njohur shqiptar

21:59 / May 22, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.