Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dezinformimi, Braçe: Baza ligjore është e mangët

15:46 / October 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komisionit kundër dezinformimit, deputeti i PS-së, Erion Braçe evidentoi disa mangësi që ka në bazën ligjore kundër këtij fenomeni, ndërsa u shpreh se është e nevojshme që të adoptohen instrumentet dhe standardet më të mira europiane.

Gjatë një prononcimi për mediet, Braçe u ndal te përballja institucionale me dezinformimin, ndërsa u shpreh se institucionet nuk duhet t’i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. ”Baza ligjore është realisht e mangët dhe duhet rregulluar me standardet më të mira europiane. Ka instrumente shumë të vlefshme europiane që mund të adoptohen”, tha Braçe.

Nga ana tjetër, Braçe kërkoi që institucionet duhet të fillojnë të rregullojnë bazën e tyre rregullative për të mos lejuar ndërhyrje të drejtpërdrejta apo nënkontraktime tek operatorë që origjinën e tyre e kanë në vende jomiqësore. Braçe i bëri po ashtu apel edhe medieve që të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e burimit të lajmit. 

”Është krijuar një klimë për fat të keq po ngrite një shqetësim, një kritikë, për cilindo institucion, shkel në një terren acid, ku digjesh menjëherë se turren të gjithë. Ne duam të bëjmë një ambient ekonomik të mbrojtur, një ambient informimi ku të mbizotërojë liria e informimit, por nuk duhet të depërtojë dezinformimi. Një ambient ku ka verifikim të fakteve”, tha Braçe, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e institucioneve në këtë drejtim.

dezinformimi erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.