Prej një jave tashmë ‘arenën politike’ në vend e ka pushtuar debati dhe ethet e ‘patronazhistëve’. Pas patronazhistëve të Partisë Socialiste, Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërteton atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, edhe partitë e tjera opozitare kanë të njëjtën sistem si punë të përditshme të tyre.
Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga partitë e Partia Demokratike.
Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çotaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.
A do të ketë të njëjtin reagim edhe për patronazhistët e Partisë Demokratike?! Një pikëpyetje që vetë Presidenti do të duhet ta sqarojë.