Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Dhëmbë për dhëmbë” me TikTok-un, Meta vjen me opsionet e reja në Instagram dhe Facebook

23:31 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Facebook Reels Experience
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Meta po shton një mori mjetesh të reja në Reels ndërsa përpiqet të konkurrojë me TikTok-un.

Opsionet përfshijnë veçori të reja redaktimi, Sound Sync në Facebook si dhe zgjatjen e një videoje Instagram Reel deri në 90 sekonda, nga 60 që ishte më parë. Ndryshimet vijnë pasi Meta e ka bërë konkurrencën me TikTok një nga prioritetet e saj kryesore.

Mark Zuckerberg ka thënë se tërheqja e përdoruesve të rinj – të cilët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga koha e tyre në TikTok, jo në aplikacione në pronësi të Meta – është “ylli verior” i kompanisë. Dhe se Reels do të jetë “po aq e rëndësishme për produktet tona sa Stories”.

Në përputhje me këtë temë, Reels në Instagram po marrin disa veçori që kanë qenë prej kohësh të njohura në Stories, duke përfshirë anketat, emoji dhe opsionet e kuizit, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e angazhimit me Stories gjatë viteve.

Aplikacioni po shton gjithashtu mjete të reja redaktimi që do t’u japin përdoruesve më shumë fleksibilitet në llojet e videove që mund të krijojnë në aplikacionin Instagram. Veçanërisht, përdoruesit do të jenë në gjendje të importojnë audion e tyre, në mënyrë që ata të mund të shtojnë tinguj nga videot në kamerën e tyre.

Meta po rifreskon Reels edhe në Facebook. Kompania po shton mjete të veçanta redaktimi për desktop, duke përfshirë veçoritë e prerjes së videove, në mënyrë që krijuesit të mund të kapin me lehtësi pjesë të videove live dhe video të tjera më të gjata dhe t’i kthejnë ato në Reels.

facebook Instagram TiKTok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.