Një dasmë në Indi ka pasu disa shpenzime ekstra, pasi 16 dasmorë u infektuan me COVID-19, përfshi dhe një që ndërroi jetë thotë media vendore.
Siç raporton BBC, familja e dhëndrit do të duhet të paguajë rreth 600 mijë rupi indianë ose 8 mijë dollarë, për thyerje të rregullave.
Në rajonin indian të Rajasthan maksimumi i njerëzve të lejuar në një dasmë është 50, ndërsa në këtë dasmë kishte rreth 1 mijë të ftuar.
Madje, kjo familje do të paguajë dhe për trajtimin e 15 personave të infektuar, përfshi dhe karantinën e rreth 60 dasmorëve të tjerë, duke përfshirë dhe ushqimin e shërbimit ë tjera gjatë izolimit.
Më herët gjatë kësaj jave në një tjetër dasmë në rajonin e Bihan u infektuan 100 dasmorë. Dhëndri, i cili kishte simptoma, ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij.
