Një dasëm në Tajlandë u kthye në tragjedi. Chaturong Suksuk 29-vjeç, do të martohej me një grua 44-vjeçare, por ai hapi zjarr dhe vrau gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën e nuses 38-vjeçare, e më pas vrau veten.
Autori i tragjedisë është Chaturong Suksuk, i cili ishte një sportist paralimpik dhe ish-ushtarak. Plumbat e 29-vjeçarit në dasmën që u zhvillua të shtunën plagosën dy të ftuar, njëri prej të cilëve përfundoi i vdekur.
Çifti ka pasur një debat gjatë ceremonisë martesore, ndërsa burimet thonë se 29-vjeçari ndihet i pasigurt për diferencën në moshë me 44-vjeçaren. Çifti jetonte së bashku për tre vitet e fundit. Chaturong kishte fituar një medalje argjendi në Lojërat Para-Aziatike 2022 në Indonezi. 29-vjeçari ishte amputuar ndërsa ishte në një mision me një ekip ushtarak që patrullonte kufirin me Tajlandën.
