Pamjet që shihni tregojnë Dhermiun gjatë natës të përfshirë nga flakët.
Zjarri në fjalë është regjistruar pak pas mesnate. Deri më tani nuk dihet situata në terren, nëse flakët janë lokalizuar apo jo. Ndërkohë, pritet që të tjera detaje. Dyshimet e para dhe nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, zjarri është përhapur si pasojë e fishekzjarreve që kanë plasur për të festuar një ditëlindje.
Kujtojmë se në këto ditë të nxehta vere janë regjistruar shumë vatra zjarri në vendin tonë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të qëllimshme.