Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Dhjetë kuriozitete për Teutën”, Granada u prezanton tifozëve rivalin për historinë

08:43 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teuta yr84534857438rytuisdhfug
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Granadës do të kujtojë përgjithmonë ekipin e Teutës, sido që të shkojë ndeshja e të enjtes ndaj durrsakëve në Ligën e Europës. Kjo do të jetë përballja e parë europiane për skuadën spanjolle ndaj sigurisht që edhe kundërshtari do të jetë një emër për t’u kujtuar.

Por pakkush mes tifozve të klubit spanjoll njeh Teutën, ndaj vetë Granada ka menduar t’ua prezantojë atë nëpërmjet 10 kurioziteteve që ka përzgjedhur e publikuar në faqen e vet në internet si më poshtë:

  1. Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit.
  2. Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi.
  3. Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu grekëve dhe romakëve në Adriatik.
  4. KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në kategorinë e parë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959 dhe 1961.
  5. Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër kampionëve të KF Tirana (2-1).
  6. Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s.
  7. Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës).
  8. Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë.
  9. Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje.
  10. Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.