Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dhjetëra vatra aktive, shkak temperaturat e larta

17:16 / August 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
517598612 1065806955727264 2116080052170970164 n 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar. Ajo ka thënë se është duke e menaxhuar situatën në koordinim të plotë me njësitet e zjarrfikjes dhe shpëtimit, por nuk ka treguar saktësisht se në cilën zonë janë aktive zjarret.

Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, zjarret pyjore kanë rezultuar me evakuim të banorëve në disa zona të Shqipërisë, teksa zjarrfikësit kanë tentuar t’i shuajnë ato.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri kanë qenë aktive 40 zjarre në 24 orët e fundit. Situata më kritike është raportuar në zonën bregdetare të Finiqit, afër Vlorës, ku 10 persona janë evakuuar dhe disa shtëpi janë djegur, sipas raportimeve të mediave lokale.

Autoritetet shqiptare kanë angazhuar ushtrinë që me aeroplanë dhe helikopterë t’i luftojnë zjarret. Prej fillimit të muajit korrik raportohet të jenë djegur rreth 34.000 hektarë në gjithë Shqipërinë. Policia dyshon se disa zjarre janë ndezur me qëllim dhe që 20 persona janë arrestuar në javët e fundit. “Ndezja e qëllimshme e zjarrit nuk është krim, por tradhti” , ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Për zjarre është raportuar edhe në Kroaci, sidomos në qytetin-port, Split. /REL/

flake Kosove zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë

16:05 / November 15, 2026

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.