Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dhoma Amerikane kundër “taksës së pronës”: Mos rëndoni qytetarët

13:48 / September 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prrrrrrrrrrrrrrrrron 770x470 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa ministria e Financave ka hedhur për konsultim nismën për rishikimin e taksës së pronës, ku parashikohet rritje e ndjeshme e saj, shoqatat e biznesit kanë nisur nga kritikat dhe sugjerimet se si drafti mund të përmirësohet.

Konkretisht Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar një letër ministrisë së Financave, ku thekson se drafti i paraqitur ka nevojë për ndërhyrje serioze, ku fokusi të jetë vlershmi saktë i pronës, siguria dhe zhvillimi i saj.

Sipërmarrësit e vënë theksin se rritja e të ardhurave në buxhet nuk duhet të vijë nga rritja e taksave për qytetarët.

“Konstatojmë se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë por rritja duhet të vijë nga miradministrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore. Fleksibiliteti që kanë bashkitë për dyfishimin e normës nga vlera minimale tek ajo maksimale lë shkak për abuzim, duke patur parasysh dhe njohuritë e limituara që kanë treguar bashkitë deri tani në vendosjen dhe mbledhjen e taksave, përfshirë imagjinatën e tyre në disa raste në vendosjen e taksave të targetuara drejt një subjekti privat të caktuar vetëm me qëllim mjeljen e atij biznesi tej logjikës ekonomike dhe mbushjen e buxhetit te bashkisë”, -evidetohet në letrën e dhomës amerikane.

Projektligji parashikon që të tatohet çdo banesë, truall dhe objekt në legalizim.

Tatimi si normë jo vetëm që dyfishohet për banesat, por me rishikimin e çmimeve të referencës, kjo taksë arrin deri në 4-fishim. Dhoma amerikane ka një sugjerim për rolin e pushtetit lokal.

“Problematikat ligjore ekzistuese lidhur me pronat e paluajtshme në vendin tonë, mungesa e një baze të saktë të të dhënave për taksën e pasurisë së paluajtshme si dhe përcaktimi dhe zbatimi i metodologjisë efektive janë sfidat kryesore për suksesin e këtij projektligji. Këmbëngulim që të ketë vetëm nje normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu”, thuhet më tej.

Aktualisht Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së kësaj takse, 0.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo taksë paguhet kryesisht në zonat urbane, konkretisht në Tiranë në faturën e ujit e ndarë në 12 muaj.

Por ngërçi i kësaj takse është se nuk paguhet nga të gjithë për shkak të mangësive në regjistrimin e sajtë të pronave, si banesë ashtu edhe tokë truall.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.