“Duhet ta godasim në rrugë gjyqësore. Sot na u vu në dispozicion vendimi i Gjykatës së Apelit. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës i bën prezente të gjithë situatën dhe të kaluarën, të gjitha përpjekjet tona në zgjidhjen e këtij konflikti.
Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para. Kemi qenë dhe jemi që çdo gjë të zgjidhet në përputhje me ligjin. U përdor autoriteti i karriges dhe nuk është fare normale që një vend kaq i vogël të ndiqet me autoritetin e karriges, që është mënyra më e keqe për të transmetuar një komunikim.
Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli Kombëtar i Avokatisë vendosi: Pezullimin e ndërprerjes, për shkak të vijimit të çështjes së këtij vendimi, të ndërpritet bojkoti, duke iu komunikuar kolegëve për këtë vendim”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia.
