Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të miratojë paketën e re të ndihmës financiare për Covid-19

10:02 / February 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë të premten paketën e re të ndihmës financiare për pandeminë e Covid-19 të Presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilionë dollarë që synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit pritet të votojnë kryesisht në linja partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Miratimi i saj do t’i jepte Presidentit Biden fitoren e tij të parë të madhe legjislative që nga marrja e detyrës më 20 janar.

Pritet të ketë një debat të fortë mbi paketën.Shumica e republikanëve kundërshtojnë koston e lartë të projektligjit që do të mbulojë shpenzimet për vaksinat dhe pajisje të tjera mjekësore për të luftuar pandeminë e Covid-19 që ka shkaktuar vdekjen e mbi 508 mijë amerikanëve dhe humbjen e miliona vendeve të punës.

Paketa do të siguronte gjithashtu një ndihmë financiare shtesë prej 1,400 dollarësh për individë dhe ndihmë financiare emergjente për familjet, bizneset e vogla dhe qeveritë lokale dhe shtetërore.

Paketa do të mbulonte edhe shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulta dhe familjet me fëmijë. Ajo gjithashtu do të financonte edhe ndihmën për sektorët e biznesit të dëmtuar nga pasojat ekonomike të pandemisë, si industria e restoranteve dhe linjat ajrore.

Rritja e pagës minimale federale nga 7,25 dollarë në 15 dollarë në orë, e propozuar nga demokratët nuk ka gjasa të jetë pjesë e versionit përfundimtar të projekt-ligjit. Ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit tha të enjten se, sipas rregullit, propozimi duhet të hiqet nga projekt-ligji.

Vendimi nga ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit, Elizabeth MacDonough i detyron demokratët të kërkojnë rrugë të tjera që propozimi i pagës minimale të miratohet përballë një opozite të ashpër republikane.

Demokratët kanë një avantazh 221-211 në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Kryetarja e saj Nancy Pelosi shpreson që pothuajse të gjithë demokratët do të votojnë për të miratuar projekt-ligjin e ndihmës ekonomike, duke i hapur rrugën një votimi përfundimtar në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë me 100 anëtarë, ku Nënpresidentja demokrate Kamala Harris do të duhej të votonte nëse votimi do të ishte i barabartë 50-50./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.