Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna barbare ndaj Ramës, Berisha: Nuk kam gisht unë, ishte krim pasioni

11:52 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA BERISHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në intervistën për RAI 3, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje dhunën barbare ndaj tij, nga njerëzit e Sali Berishës, kur ai shkruante si publicist kundër pushtetit të korruptuar dhe të dhunshëm të asaj kohe, të Berishës.

Por Berisha, në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, përsërit se ai nuk ka gisht në rrahjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, ai ishte një krim pasioni.

“Padrino dorëzohet!

Për të ngjallur mëshirë, përpiqet të shesë krimin e pasionit për krim politik! “Fajn” e ka Saliu. Por gazetari i famshëm nuk ia bleu, e zbërtheu si askush më parë!” shkruan Berisha.

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, në një intervistë të pak kohëve më parë, shprehej se Rama ishte dhunuar pikërisht nga punonjësit e këtij shërbimi, me urdhër të Berishës.

“Kur Berisha thotë se ai ishte krim pasioni dhe ko krim politik, ai shpif. Berisha i shet shpifjet për të vërteta. Kjo është një metodë e vjetër e të bërit politikë”, tha Klosi.

Ai deklaroi se Edi Rama është rrahur nga SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, pasi kryeministri aktual në atë kohë guxoi të shkruante dhe të fliste kundër atij pushteti dhe vetë Berishës. Klosi pohoi se alibia e Berishës nuk qëndron.

Sipas Klosit, përpos Edi Ramës janë rrahur edhe intelektualë të tjerë që kishin guximin të thonin atë që mendonin, nga shikasit e Gazidedes, të cilët ishin individë me xhupa të zinj dhe me gjuhë të trashë.

“SHIK-u rrahu sa mundi jo vetëm Edi Ramën. Ishte shumë qartë që ajo dhunë që u përdor, ishte vepër e SHIK-ut. Mua më kërkuan që t’i ndryshoja emrin institucionit.

Ata që rrahën Edi Ramën ishin individë me xhupa të zinj, njerëz me një gjuhë të ashpër. Rama u rrah se foli kundër pushtetit të Berishës.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Ndre Legisin. Ai ishte SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, të cilët urdhëruan sulmet ndaj Edi Ramës dhe intelektualëve të tjerë”, deklaroi Klosi.

“Të gjitha ata djem që kishin guximin të thonin hapur atë që mendonin, e pësuan duke u goditur, ashtu siç ndodhi edhe me Teodor Kekon. Asokohe qe një frymë që nuk mund të merrje hak, se do na quanin djem të komunizmit. Berisha e meritonte që atëherë vendin që i takonte, sepse e dogji këtë vend. Por ne nuk donim hakmarrje!”, u shpreh Klosi.

800 0 1717490821xrama dhune 468

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.