Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna gjatë protestës në Bashkinë Tiranë, Balla: Ky fraksion i opozitës duhet të kuptojë se koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar

09:52 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taulant Balla1 677x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë foli për ndryshimet në ligjin për pasaportat dhe dokumentet biometrike, duke thënë se ka të bëjë me një ndryshim në kuadër të zhvillimit teknologjik.

“ Ligji të na mundësojë prodhimin e dokumenteve digjitale. Synimi ynë është shkojmë drejt digjitalizimit dhe dokumentet të mos mbahen më në portofol, dhe të ecim përpara sa më shpejt të dokumenteve digjitale”, tha ai.

Sa i përket dhunës gjatë protestës pranë Bashkisë Tiranë, Balla tha se dhuna ndaj institucioneve dhe policisë së shtetit është e papranueshme dhe se duhet të dënohet.

“Është e papranueshme dhuna ndaj institucioneve dhe dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Çdo akt dhunë ndaj punonjësve të policisë së Shtetit dënohet ashpër. I bëj thirrje Prokurorisë që të gjitha rastet të ndiqen me vëmendje. Dhuna ndaj një punonjësi të policisë është një dhunë ndaj shtetit. Pra edhe ky fraksion i opozitës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar”, shtoi ai.

Sa i përket pagave për punonjësit e Gardave, tha se vijojnë diskutimet intensive dhe se synohet që më 1 korrik të realizohet një pritshmëri shumëvjeçare dhe të ketë një rritje të pagave që sipas tij vjen për shkak të mirë-menaxhimit financiar.

balla Bashkinë Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.