Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve më Mal të Zi, reagon ministri shqiptar Dukaj: U bëj thirrje organeve kompetente që të hetojnë urgjentisht të gjitha rrethanat e ngjarjes

20:49 / January 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka mali i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Administratës Publike ne Mal të Zi, Marash Dukaj nga radhët e Forumit Shqiptar, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj 3 shqiptarëve në territorin malazez.

Dukaj ka reaguar duke iu përgjigjur edhe interesimit të ministrit Balla, ku ka theksuar se: 

“U bëj thirrje organeve kompetente që të hetojnë urgjentisht të gjitha rrethanat e ngjarjes në të cilën sipas raportimeve në rrjetet sociale “tetë persona me uniformë” në Herceg Novi sulmuan tre shtetas të Shqipërisë, të marrin masa në kompetencën e tyre dhe të informojnë publike sa më shpejt të jetë e mundur për të gjitha detajet përkatëse.

Fatkeqësisht, Mali i Zi ka përvojën e keqe të një incidenti të ngjashëm që ndodhi në fillim të vitit të shkuar, por për fat të mirë, ai ka gjithashtu një traditë shumë më të gjatë shekullore të fqinjësisë së mirë, çiltërsisë, përzemërsisë dhe solidaritetit.

Veprat kriminale nuk kryhen nga kombe apo institucione, por nga individë që kanë emër dhe mbiemër. Prandaj është e nevojshme të identifikohen urgjentisht fajtorët që të mos aludohet për ndonjë faj kolektiv, e aq më pak për politikë.

Ky mesazh dhe kjo filozofi veprimi dhe mendimi është thelbi i asaj që u përcolla pasditen e sotme zyrtarëve shqiptarë që më telefonuan me interes për këtë ngjarje fatkeqe që nuk është kurrësesi tradita mes dy shteteve tona.”

dhuna mal i zi ministri duka reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.