Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna ndaj protuesve në Zvërnec/ 3 deputetë socialistë kërkojnë t’i hiqet licenca kompanisë private të sigurisë

13:23 / May 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec të Vlorës, ku gjatë një proteste kundër ndërtimit të një resorti turistik pati disa protestues u dhunuan nga rojeve private të sigurisë. Deputetët Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

Deputeti Erion Braçe e cilësoi të papranueshme dhe kriminale dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke vlerësuar pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, por duke theksuar se kjo masë nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, një protestues paqësor u godit dhe u tërhoq zvarrë nga persona të paautorizuar, në prani të forcave të policisë.

Braçe akuzoi drejtuesit e Policisë së Vlorës se jo vetëm nuk garantuan zhvillimin normal të protestës, por lejuan praninë e personave të maskuar dhe pa shenja identifikuese, të cilët sipas tij kontribuuan në përshkallëzimin e situatës. Ai kërkoi përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe ngriti pikëpyetje mbi statusin dhe përgjegjësinë e kompanisë private të sigurisë.

Deputeti Ardit Bido përshëndeti arrestimin e rojës private Gerald Biba dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues të Policisë së Vlorës, duke e konsideruar këtë një tregues se shteti nuk duhet të mbrojë askënd që shkel ligjin.

Në reagimin e tij, Bido kërkoi që hetimet të shkojnë deri në fund dhe, nëse provohet se kompania e sigurisë ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe ka ushtruar forcë në kundërshtim me ligjin, të merren masat më të rënda, deri në heqjen e licencës së saj. 

Deputetja Briseida Çakërri dënoi pamjet e personave të maskuar që ushtronin dhunë ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato një njollë mbi parimet e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie demokratike.

Sipas saj, rendi publik nuk mund të delegohet jashtë institucioneve që kanë këtë përgjegjësi dhe askush nuk mund të zëvendësojë autoritetin e ligjit. Çakërri theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim, por çdo projekt duhet të zbatohet në përputhje me ligjin.

3 deputete Dhuna licenca protestuesve zvernec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.