Enkelejd Alibeaj ka sjellë në vëmendje disa çështje më me ndikim të ditëve të fundit dhe jo vetëm, në mbledhje e Komisionit të Ekonomisë, të zhvilluar këtë të martë,
Drejtuar Avokates së Popullit Erinda Ballanca Alibeaj shtroi pyetjen rreth situatës në Komisariatet në vend referuar edhe vdekjeve që kanë ndodhur brenda ambienteve të Komisaritateve.
Gjithashtu Alibeaj u ndal edhe tek dhuna në familje, duke shtuar se në polici janë referuar rreth 4 mijë denoncime.
“Lidhur më shtëpinë e të moshuarve në Fier, më rezulton se inspektimi nga ana juaj nxorri se ankesat ishin të pabaza, por investigimet nxorrët se jo vetëm nuk kishte ushqim , por edhe atë që ishte e merrnin punonjësit. Keni ju një panoramë që shteti iu ofron personave të moshës së tretë? Lidhur me të drejtën e heqjes së lirisië, marrë shkas nga ngjarja e 26 marsit, ku një i ri humbi jetën brenda Komisariatit në Kamëz për shkak të zjarrit, kemi disa ngjarje të tilla, ku Ilvi Meta humb jetën në Komisariatitn e Kavajës ku sipas policisë u vetëvra, ndërsa familjarët hodhën dyshime. A keni bërë hetime për rastet konkrete? Cila është gjendja sot e Komisariateve të policisë? Dhe një tjetër çështje është respektimi i jetës privatë! Sa i përket dhunës 4 mijë denonncime janë referuar në polici. Bilanc luftë mund ta quajmë. Po ashtu përmend edhe një ngjarje aktuale, video e publikuar kur tregohet një e re me qendër tradhtinë bashkëshortore, por çështja është tek publikimi pa fre dhe a është ngjarje që mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj si Avokat i Popullit? A ka nevojë për ndryshime ligjore dhe urdhrat e mbrojtjes a janë më një mjet efektiv? Kujtoj edhe mbrojtjen e të dhënave personale, e kam fjalën për patronazhistët.”, tha Alibeaj.
Nga ana e saj Ballanca tha se në Kuvend është dorëzuar një raport i plotë duke kërkuar edhe një dëgjesë.
“Raportet për abuzimet seksuale dhe dhunën në familje ia kemi depozituar në Kuvend dhe janë evidentuar problematikat për çdo fushë. Është i plotë dhe do të doja që jut ë gjeni kohë dhe të bëni një dëgjesë”, tha Ballanca.
Gjithashtu Ballanca komentoi edhe rastin e nuses nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrrit duke tradhëtuar bashëkëshorti.
Ballanca kritikoi publikimin e videon në rrjete sociale.
“Një rast i turpshëm.Vajza u përbalt në të gjitha rrjetet sociale. Duhet të marrë fund vlerësimi i personave për shkak të seksualitetit të tyre. Vajzat, gratë e ndjejnë këtë presion dhe dhunë”, tha ajo.