Gjashtë ish- deputetët që janë në hetim nga prokuroria për dhunë në protestën e 16 shkurtit, kanë dalë sot përpara mediave për të sqaruar të vërtetën.
Sipas ish- deputetit Enkelejd Alibeaj nëndrejtori i policisë ka vënë dorën në brez për të nxjerrë armën.
“Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armën”, tha ai.
Sipas tij policia është ajo që pengoi ish deputeëtt në të drejtën “kushtetuse dhe ligjore për të marrë informacion”.

“Interesi yne ishte per te marre informacion per protestuesit e arrestuar e te dhunuar ne menyre te kundraligjshme. Drejtori i Pergjithshem, nendrejtori i pergjithshem, prokurori i ceshtjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vume perballe agresionit te disa funksionareve te larte te policise te dehur nga alkooli”, tha ai.
Sipas demokratëve ata kanë depozituar në prokurori kallëzim penal, por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim.
Lexo edhe- Hynë me dhunë në komisariat, procedohen penalisht ish-deputetët e PD-së