”Rama ik”, ”Policia e krimit”, me këto thirrje protestuesit kanë nisur mosbindjen civile në rrugën e Elbasanit, e cila nisi me përplasje mes sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe forcave të policisë.
Nga sheshi Willson kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i kërkoi policisë që të bëjë detyrën e saj duke garantuar tubimin paqësor dhe të devijojë trafikun.
”Nuk është bllokim, jemi te vijat e bardha, juve keni një detyrim të garantoni tubimin paqësor qytetar dhe të merrni masa për rregullimin e transportit. Devijojini ju, bëni detyrën tuaj, ne bëjmë detyrën tonë”, u tha Bardhi policëve.
Tensione mes policisë dhe protestuesve ka edhe te Bashkia. Protestuesit kanë bllokuar pikat kryesore të lëvizjes në kryeqytet nga Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.