Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunimi i një të mituri nga Policia alarmon shoqatat jo qeveritare, CRCA/ECPAT hetojnë rastin

21:10 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
csrs 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

CRCA/ECPAT Shqipëri në një reagim për mediat shpeh indinjatën e thellë ndaj dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga ana e katër punonjësve të policisë, që sipas gjasave ka ndodhur në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, CRCA/ECPAT Shqipëri shkruan se është vënë në dijeni nga mediat sociale për videon e një djali të mitur, i cili po dhunohej nga policia. “Nga vëzhgimi që ne i bëmë materialit të hedhur online duket qartë se një i mitur është duke u keqtrajtuar dhe më pas shihet sesi dy punonjës të policisë e godasin me shpulla, ndonëse e riu nuk është duke bërë asnjë tentativë as për t’u larguar dhe as për të kundërshtuar nga forcat e policisë. Kjo dhunë dhe trajtim çnjerëzor është totalisht i papranueshëm, i pajustifikuar dhe në kundërshtim me një sërë ligjesh, përfshi edhe Ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kushtetutën e Shqipërisë”, shtojnë në deklaratë.

Sipas kësaj ogranizate ngjarja është tepër e rëndë dhe ajo paraqet modelin e një force policore që nuk respekton të drejtat e fëmijëve, dinjitetin e qenies njerëzore. Për më tepër ajo rrezikon që të kthehet në një model të shëmtuar të dhunës policore që dëmton mbi të gjitha divizën dhe statusin e punonjësve të denjë të policisë që respektojnë të drejtat e njeriut.

Nisur nga kjo ngjarje, CRCA/ECPAT Shqipëri, kërkon sa më poshtë: Pezullimin e menjëhershëm të katër punonjësve të policisë të përfshirë në këtë incident; Zhvillimin e një hetimi të brendshëm nga ana e Policisë se Shtetit për të kuptuar se pse qënka kaq e lehtë për katër punonjës policie shkelja e ligjit dhe mungesa e respektit për të drejtat e fëmijës; Hetimin e menjëhershëm dhe të pavarur të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendosjen e fajtorëve përpara përgjegjësisë për shkelje të Kushtetutës, të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, të Kodit Penal etj; 

Në fund shprehen se pavarësisht kësaj ngjarje ne nxisim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që të respektojnë, garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e fëmijëve, dhe jo të bëhen shkelës të tyre.

crca/espat Dhunimi hetojne miturit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.