Një 47-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se 32-vjeçarja D. Gj., ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin S. Gj., 47 vjeç, banues në Levan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D. Gj., 32 vjeçe, e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.