Në prangat e Policisë së Kukësit ra një 40-vjeçar. Ai u kap në flagrance për dhunimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Bilbyl Fetahi është emër i njohur për policinë, pasi kishte me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Fetahi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
40- vjeçari, banues në fshatin Pistë ka kërcënuar të gjithë familjarët me armë zjarri dhe i ka dhunuar fizikisht. Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë,9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
