Aurona Pelaj nuk do të lirohet nga paraburgimi. Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres, e cila akuzohet për dhunë fizike dhe keqtrajtim ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, në Qendrën e të Moshuarve në Pejë.
Mësohet se Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të dy infermiereve që duken në video teksa qeshin dhe argëtohen me dhunën që Pelaj ushtronte ndaj të moshuarës.
Kujtojmë se menjëherë pas ngjarjes, vajza e të moshuarës vendosi ta marrë të ëmën nga azili dhe ta mbajë në shtëpi; të njëjtin veprim bënë edhe fëmijët e të moshuarve të tjerë të asaj qendre.