Policia e Tiranës bën të ditur se dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë një sasi parash një 55-vjeçari, i cili po transportonte me motor një sasi vlere monetare të një pike valute.
Policia po bën kontrollin e zonës, pasi autorët kanë braktisur motorin e tyre dhe janë larguar në këmbë nëpër lagje në zonën e rrugës së “Kavajës” në kryeqytet.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
