Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka dhunuar dhe kanosur për vdekje bashkëshorten e tij. Pas informacionit të marrë efektivët kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e tij në Dibër, duke parandaluar një ngjarj tragjike.
Gjatë kontrollit atij iu gjet një automatik me 18 fishekë me të cilën kishte kërcënuar të shoqen.
NJOFTIMI
Ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishek, vihet në pranga 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.