Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pas akuzave për dhunë dhe zhvatje të nënës së tij.
I riu shqiptar mësohet se është banues në Umbertide dhe dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, duke u detyruar ti plotësojë kërkesat e vazhdueshme për para.
Edhe një muaj më parë gruaja i ishte drejtuar karabinierëve pasi djali i saj i kishte kërkuar para. Në momentin që ajo refuzoi t’ia plotësonte këtë kërkesë, ai e kishte kërcënuar me vdekje, duke dëmtuar shtëpinë e duke thyer mobilje dhe elektroshtëpiake.
Vetëm falë policisë u bë e mundur të shmangen pasoja më të rënda. I riu u arrestua, por gjykata vendosi ti lehtësonte masën duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos i afrohej më nënës së tij.
Por, nga hetimet e mëpasshme , rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh.
Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtari.