Policia e Beratit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
I arrestuari rezulton se është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 38 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.