Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunuan 22-vjeçarin dhe i dogjën divanin në ballkonin e banesës, arrestohen dy vëllezërit në Dimal

12:44 / April 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1709309962 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BERAT – Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi u konfliktuan për motive të dobëta, me një 22-vjeçar, dhe më pas dogjën një orendi në ballkonin e banesës së tij.

Blutë sqarojnë se njëri prej vëllezërve i identifikuar me inicialet H. D., 44 vjeç, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.   

Vëllai tjetër i identifikuar me inicialet A. D., 50 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Po ashtu policia tregon se është vënë nën hetim edhe 22-vjeçari i përfshirë në konflikt, i identifikuar me inicialet D.B..

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë arrestuar shtetasit: 

H. D., 44 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe  “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

A. D., 50 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se gjatë kohës që kanë qenë duke peshkuar, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin D. B., 22 vjeç. Pas konfliktit, shtetasit H. D. dhe A. D. (vëllezër) kanë shkuar në banesën e shtetasit D. B. dhe kanë djegur një divan në ballkonin e banesës së tij. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 22 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.