Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunuan barbarisht shefin e kuzhinës, Policia zbardh ngjarjen: Autorë dy vëllezër…

15:57 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku kuzhinieri Indrit Çela është dhunuar barbarisht me levë në Fushë Krujë, pasditen e djeshme. 39-vjeçari, dyshohet është dhunuar nga dy vëllezër nga fshati Derven, të dy të identifikuar me iniciale si: E. L., 24 vjeç, i cili është arrestuar mbrëmë, ndërsa vëllai tjetër është 27-vjeçari D. L., që aktualisht është shpallur në kërkim. Vetë Çela nuk e ka përmendur emrin e tyre në Polici, duke u shprehur se nuk i kishte njohur agresorët për shkak të errësirës, ndërsa si shkak Policia përmend konflikte të mëparshme, por nuk je detaje të tjera. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Fushë-Krujë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta 39-vjeçari I. Ç. Autorët e dyshuar, dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi E. L., 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”. Vëllai tjetër, shtetasi D. L., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy shtetas kishin dhunuar fizikisht shtetasin I. Ç., i cili ka deklaruar se nuk i kishte njohur, si pasojë e errësirës, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, paraditen e sotme, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ku ka rezultuar se: Shtetasit E. L., dhe D. L., vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. L., është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi D. L., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve I. Ç., dhe vëllezërve E. L., e D. L., ka pasur konflikte të mëparshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.

kuzhinieri Policia Reagim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.