Katër ditë më parë, Dhurata Dora dhe Noziy publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre me titullin “Mi amor”. Përveç këngës, fansave ju tërhoqi vëmendjen edhe stili i Dhuratës, kujdesi që kishte treguar për t’u kuruar deri në detaje si në çdo projekt. Artistja kishte zgjedhur për këtë projekt veshje nga markat më famshme, si ‘jumpsuit’-i i “Chanel”, me të cilin shfaqet në fillim të këngës.
Këtë veshje, që duhet pranuar se është shumë e veçantë, e kemi parë në fakt edhe më herët tek vajzat me famë botërore. Gjatë vitit 2019-të, kjo ishte një nga veshjet e preferuara të shumë të famshmeve, ku mund të përmendim këtu Cardi B dhe Kylie Jenner.
Dhurata Dora e solli veshjen e “Chanel” me një stil të ngjashëm me atë të Cardi B, duke e kombinuar poshtë më një bluzë të bardhë të shkurtër. Ky kostum ka kushtuar fillimisht 2.500 paund dhe mesa duket Dhurata Dora ka shpenzuar shuma të mëdha parash për veshjet e saj në videoklipin e këngës me Noizy-n.