Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka vendosur që të dhurojë 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti i një ditë më parë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shprehet se do të shkëputet nga turi i saj për dy ditë për të sjellë fondet e saj.
“Mora lajmin e tmerrrshëm që ra tërmet në Shqipëri. Unë do të shkoj në Shqipëri dhe do t’u jap ushqim, ujë dhe do të ndihmojë që t’u rindërtoj shtëpitë. Dua të sigurohem që paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë,”-shprehet Rexha.