Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dialog konstruktiv me SHBA, Zelensky: Ukraina do paqe

19:31 / March 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Volodymyr Zelenskiy thotë se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për një dialog konstruktiv me përfaqësuesit amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme mbi rrugët për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Që kur mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, si dhe shkëmbimin e informacionit të zbulimit me Kievin.

Ai e ka akuzuar zotin Zelenskiy se nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, e cila filloi agresionin ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe ka nën kontroll rreth 20% të territorit të saj. “Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet”,-tha zoti Zelensky në rrjetin e mediave sociale X.

Presidenti ukrainas tha se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme dhe se pas takimit me Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman të hënën, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim të martën me ekipin amerikan.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha ai. Delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, shefin e shtabit të Zelenskiy Andriy Yermak dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.

I dërguari i posaçëm i zotit Trump, Steve Witkoff ka thënë gjithashtu se është në diskutime me Ukrainën për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë dhe se ishte planifikuar një takim për javën e ardhshme me ukrainasit në Arabinë Saudite. Riadi organizoi një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për të diskutuar mënyrat për të ndalur konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina nuk u përfshi në ato bisedime, duke ngjallur shqetësim në Kiev dhe mes aleatëve të saj evropianë. Zelenskiy u takua me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, por takimi u tensionua duke folur për hapat drejt paqes. /VOA/

peace trump USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.