Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Dialog me policët e rinj të Burgjeve”, Gjonaj: Procesi i rekrutimeve njohu veç meritokracinë, mos toleroni askënd

18:49 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
738ece7b 8147 4ecd bca3 082540210907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dialog me policët e rinj të Burgjeve”, Gjonaj: Procesi i rekrutimeve njohu veç meritokracinë, mos toleroni askënd

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një takim të zgjeruar me efektivët e rinj të Policisë së Burgjeve të cilët u përzgjodhën përmes një gare meritokratike në kuadër të reformës së ndërmarrë për transformimin rrënjësor të sistemit penitenciar në vend.

Duke shprehur vlerësimet maksimale për procesin e rekrutimit të tyre, Gjonaj nënvizoi se kjo ka qenë një garë model e cila nuk njohu asnjë ndikim duke përfshirë dhe ate politik, përpos meritës të cilitdo.
“Dua t’ju shpreh kënaqësinë që ndjej kur shoh përmes syve tuaj krenari dhe respekt për uniformën që mbani veshur. Është një krenari e kuptueshme që padyshim buron natyrshëm nga fakti se ju keni mundur ta merrni, vishni dhe mbani me zotësinë tuaj këtë uniformë pas një gare shembullore e cila u përkthye në një model suksesi se si duhet të funksionojnë proceset e rekrutimit të efektivëve në burgjeve. Në këtë dialog të parë tonin, jam e nderuar që ju takoj pasi po përshëndetem me efektivë të cilët e nisën thjesht me një ëndërr për t’ju bashkuar misionit të vëshirë të Policisë së Burgjeve, e sfiduan veten duke e vazhduar me një aplikim dhe pastaj ju nënshtruan një sërë testesh të cilat për herë të parë në historinë e rekrutimeve në këtë sektor nuk e njohu as mikun, as flamurin partiak dhe as bisedat para apo pas dyerve të zyrtarëve të cilët prej vitesh ishin shndërruar në qoka partie”, u shpreh Gjonaj në krye të krye të fjalës së saj.

Më tej ajo inkurajoi të rinjtë për të mos bërë asnjë tolerim ndaj paligjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

  • 4ee0977d 86da 4906 b1e7 808969df1016
  • 075550e4 c159 4a70 b77b 5bdcdcb59b94

gjonaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.