Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë

19:47 / March 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dialogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, pasi prej 18 muajsh nuk ka patur asnjë takim të nivelit të lartë. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.

Ndaj analistët në Kosovë vlerësojnë se në këto kushte nga Prishtina duhet një strategji e qartë dhe unitet nga partitë politike.

“Jo vetëm partia ose Kryeministri i ardhshëm, por të gjithë subjektet politikë duhet të ulen në një tryezë që duhet të udhëheqë presidentja e Kosovës dhe ta bëjë një strategji të qartë dhe sa i përket me dialogun dhe me Serbinë dhe sa i përket me integrime dhe me aleancat”, shprehet politologu Argjend Zejnaj.

Emërimi i një emisari të ri për dialogun nga BE-ja shihet si pozitiv dhe që do t’i japë një shtysë të re dialogut mes të dyja vendeve.

“Do të jetë presion, e pamë edhe vizitën e fundit të dërguarit të ri të BE-së, dhe ky do të jetë më kompetetivë sa i përket lehtësimit të dialogut të Kosovës me Serbinë, për të ardhur deri në një konkluzion të marrëveshjes finale.”

Me interes pritet qëndrimi që do të mbajë Uashingtoni sa i përket dialogut, pasi sipas analistëve një angazhim i drejtpërdrejtë i SHBA-së në këtë proces do t’i vëjë palët para një përgjegjësie më të madhe për të arritur marrëveshjen finale.

dialogu kosove-serbi marreveshja niveli i larte Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.