Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, pasi nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar, i kryesuar nga kryeministri Kurti.
Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.