Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Dialogu me Serbinë përparësi e gjashtë ose e shtatë” reagon kryeministrja serbe: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

22:25 / February 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bernabic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar pas deklaratave të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë lidhur me marrëdhëniet me Serbinë. Ajo është shprehur se ka keqardhje që lideri i partisë fituese ka thënë se vazhdimi i dialogur me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq..

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiç shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

“Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.

Pas daljes së rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbine nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.

“Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropina kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ndërprerje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar.

dialogu perparesi serbine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.