Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Diaspora “cakton” qeverinë/ Ekspertët në Kosovë: Vota e emigrantëve do të peshojë më shumë në kuvend 

20:38 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, që ka monitoruar proceset zgjedhore në vend thotë se bazuar në trendin e votës së diasporës, Lëvizjes Vetëvendosjes do të mund t’i shtohen deri në pesë deputetë.

“Gjasat janë tejet të mëdha që votat e diasporës të prodhojnë ndryshim në një kufi, minimalisht prej dy mandateve, pra është pothuajse e sigurt që dy mandate është minimumi sa do ketë ngritje në këtë rast. Në varësi të trendeve kjo mund të shkojë deri në pesë mandate.

Sipas kësaj llogaritjeje Vetëvendosje mund të sigurojë deri në 52 mandate, e kur i shtohen edhe 9 partnerët e deritanishëm nga minoritetet jo serbe, atëherë, kjo parti do të mund të zgjedhë kryetarin e kuvendit, por edhe qeverinë, për çka duhen 61 vota”, shprehet Cakolli.

Cakolli shton se në momenti që Vetëvendosjes i shtohen deputetë, ata i hiqen partive të tjera, të cilave iu zbehet fuqia e numrave për formim të institucioneve në rast të dështimit të partisë së parë.

“Me trendin e votave të diasporës unë besoj që raporti mes të partive ish-opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të përmbyset. Derisa tani janë 48 me 52, ka shumë të ngjarë që ky raport të përmbyset dhe të jetë 52 me 48”, shtoi ai.

Megjithatë, vlerësohet se vetëm një marrëveshje politike e nxjerr vendin nga ngërçi i filluar një vit e gjysmë më herët.

“Jemi brenda kufirit të brishtësisë së një qeverie të re në rast se do të formohet dhe unë besoj që pa një marrëveshje politike paraprake është pothuajse e pamundur që të shkojmë drejt funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e të gjitha pakove me fletëvotime të supozuara nga mërgata. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të martën nis verifikimi i tyre, por pritet që të jenë rreth 100 mijë vota nga diaspora”, përfundoi Cakolli.

Cakton Diaspora Kosove qeverine vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.