Aktualisht, në të gjithë Qarkun e Dibrës mësohet se 11 mësues ndodhen të karantinuar nëpër banesa, pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ose kanë pasur kontakte me persona të infektuar.
Nga këta, bëhet fjalë për 2 mësues në Bashkinë Bulqizë, 3 në Bashkinë Dibër, 4 në Mat dhe 2 në Klos.
Ndërkohë, të gjithë mësuesit në fjalë janë zëvendësuar nga Zyrat Vendore Arsimore përkatëse dhe nuk ka pasur probleme në mësimdhënie.
Duke qenë se janë edhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut të infektimit, fatkeqësisht ditët e fundit në vend kemi patur shumë raste arsimtarësh që kanë rezultuar me COVID-19 apo edhe që kanë ndërruar jetë.