Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dibër: Prefekti dhe kryetarët e bashkive diskutojnë për gjendjen e shkollave

20:44 / September 8, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nexhbedin Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu dhe kryetarët e bashkive Mat, Klos, Bulqizë e Dibër, Agron Malaj, Ilmi Hoxha, Lefter Alla e Shkëlqim Murrja, drejtuesit e arsimit në katër njësitë vendore dhe nënprefektit e Matit e Bulqizës, Hasan Pasha e Avni Muliu kanë diskutuar sot në lidhje me gjendjen e objekteve shkollore në prag të fillimit të vitit të ri akademik.

Shehu kërkoi nga të zgjedhurit vendor dhe të emëruarit në krye të zyrave arsimore të marrin të gjitha masat e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Gjatë ditëve të mbetura, tha ai, duhet t’u krijohen kushte normale të gjithë nxënësve dhe mësuesve.

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se 40 objektet arsimore në Mat janë në gjendje normale falë ndërhyrjes nga bashkia me investime. Po ashtu janë siguruar detergjentë dhe materiale mbrojtëse kundër pandemisë.

Kryebashkiaku i Klosit shprehu shqetësimin se shkolla e Suçit është jashtë kushteve teknike dhe se mbi 200 nxënës nuk pranojnë të frekuentojnë objektet e siguruara nga pushteti lokal.

Drejtuesit e bashkive Bulqizë e Dibër nënvizuan se mbetet problem ngrohja në disa shkolla dhe se disa drejtorë nuk tregojnë kujdesin e duhur për mirëmbajtjen e objekteve të ndërtuara vitet e fundit.

Diber prefekti shkollat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.