Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dibër: Titull nderi dhe bust për ish Presidentin /Foto/

20:47 / October 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
72684692 486268512100183 8566079742342594560 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i kanë adresuar sot një kërkesë këshillit të Qarkut Dibër duke kërkuar vlerësimin e figurës së ish Presidentit të vendit gjatë regjimit komunist, Haxhi Lleshi.

“Organizata e veteranëve të LANÇ-it Dibër kërkon që ish Presidenti Haxhi Lleshi të shpallet “Nderi i Qarkut Dibër” dhe në nderim të tij të ngrihet në qytetin e Peshkopisë një bust kushtuar atij”, pohuan për tirananews.al zyrtarë të Qarkut Dibër.

Mësohet se këshilli nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë të organizatës së veteranëve, pasi ajo është dërguar me vonesë në Këshillin e Qarkut. Ky vlerësim kërkohej me rastin e 75 vjetoririt të Çlirimit të vendit nga pushtuesit. Vite më parë drejtuesit e PD-së dhe pushtetit lokal kanë vlerësuar kundërshtarë të regjimit komunist, duke shkaktuar indinjatë te veteranët e LANC-it dhe qytetarët dibranë. /tirananews.al/

Kush ishte Haxhi Lleshi ?

Ish Presidenti Haxhi Lleshi lindi në Dibër në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1998. Në vitet 1920-1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926-1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe të dytën e të tretën në gjuhën serbo-kroate, në Shehër të Dibrës. Në vitet 1940-1941 internohet nga jugosllavët në Vranjë dhe Shkup. Në vitet 1941-1942 qëndroi në Peshkopi dhe Mat. Në qershor të 1942 është komandant i një çete partizane në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i PKSH-së. Në vitet 1943-1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946-1948 qe ministër pa portofol. Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja. Më 1948-1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949-1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953-1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966-1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial. U burgos për genocid. Vdiq në Tiranë më 1998.

1 19
3.
2 14

bust Diber haxhi lleshi keshilli qarkut titull nderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.