Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
02Zjarri ne Kruje 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Plani i Bardhë në Klos, deri te zjarri i përmasave të mëdha në Krujë, zjarrfikësit e Dibrës, Matit dhe Bulqizës kanë qenë në vijën e parë të betejës me flakët. Dy ditë përballje intensive, shpëtim jetësh dhe një tjetër dëshmi e sakrificës së tyre në terren.

Dy ngjarje të rënda kanë vënë në provë ditët e fundit zjarrfikësit e bashkive Dibër, Mat dhe Bulqizë, të cilët janë angazhuar pa pushim në përballimin e situatave të rrezikshme të krijuara nga zjarret.

Dy ditë më parë, forcat zjarrfikëse të të tre rretheve u bashkuan në fshatin Plan i Bardhë, në bashkinë Klos, ku një zjarr i fuqishëm kishte përfshirë një terren të vështirë dhe po përhapej me shpejtësi.

Përballë flakëve dhe kushteve të vështira, zjarrfikësit arritën të shpëtonin edhe jetën e një gruaje me aftësi të kufizuara. Pas rreth katër orësh përpjekje, ata mundën të vinin nën kontroll dhe të shuanin zjarrin.

Fatmirësisht, nuk pati viktima në njerëz, por flakët dogjën katër banesa, të cilat vitet e fundit nuk ishin të banuara.

Por pa kaluar ende 24 orë, e gjithë flota zjarrfikëse e këtyre bashkive u vu sërish në lëvizje. Këtë herë drejt Krujës, ku një zjarr i përmasave të mëdha kishte krijuar një situatë të jashtëzakonshme.

Zjarrfikësit udhëtuan gjatë natës dhe iu bashkuan forcave të Policisë së Shtetit, ushtrisë dhe strukturave të tjera zjarrfikëse nga i gjithë vendi. Ata punuan gjatë gjithë natës në frontet ku u caktuan dhe në orët e mëngjesit u bënë pjesë e operacionit që arriti të frenojë situatën.

Përkushtimin dhe punën e zjarrfikësve e ka vlerësuar edhe Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, i cili ka theksuar angazhimin e tyre të pandërprerë në këto ditë të nxehta.

“Puna e shërbimit zjarrfikës në të gjitha bashkitë e qarkut tonë është e pazakontë këto ditë të nxehta. Ata janë pothuajse 24 orë të angazhuar në fikjen e zjarreve dhe në ndihmë të situatave emergjente. Mbrëmë, në orët e vona, u angazhuan në operacionin për fikjen e zjarrit në Krujë, ndërkohë që një ditë më parë përballuan me sukses së bashku situatën e krijuar në Plan të Bardhë të bashkisë Klos”, shprehet Shehu.

Prefekti i ka cilësuar zjarrfikësit si “heronj”, duke kërkuar njëkohësisht më shumë mbështetje për ta nga të gjitha strukturat.

“Zjarrfikësit tanë janë heronj, ndaj gjej rastin t’i falënderoj. Ata meritojnë mbështetjen e të gjitha strukturave tona. Ndërkohë, ju bëj thirrje të gjitha strukturave bashkiake dhe shtetërore të rrisin punën për të parandaluar, njoftuar dhe reaguar në kohë”, përfundon ai.

Në këto ditë të nxehta, kur zjarret po vënë në provë zona të ndryshme të vendit, zjarrfikësit mbeten në vijën e parë të rrezikut, shpesh duke punuar për orë të tëra pa pushim dhe duke vënë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur njerëzit, banesat dhe pasuritë e tyre.

kruje zjarri01
Screenshot

Diber dy dite heronj Lufte zjarrfikesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026

Pema 8 metra bllokonte kolektorin e ujërave të zeza në Kashar, Rama: Kolektori është çliruar

15:12 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.