Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

10:16 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5002
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të verës 2026, jo vetëm për peizazhet dhe bregdetin e saj, por edhe për kostot gjithnjë e më konkurruese të udhëtimit, shkruan Anna Duplantis në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse”.

Sipas barometrit të publikuar nga platforma turistike “Digitrips” dhe media franceze e udhëtimit “L’Écho Touristique”, çmimet e biletave ajrore drejt Shqipërisë, kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 31%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e renditur vendin mes destinacioneve me uljen më të madhe të tarifave në tregun francez.

Raporti thekson se Shqipëria po fiton terren në listën e destinacioneve më të kërkuara nga turistët evropianë, falë zgjerimit të linjave ajrore me kosto të ulët dhe rritjes së lidhjeve direkte me vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas analizës, kjo rënie e çmimeve u ofron turistëve mundësinë, të zgjedhin një destinacion mesdhetar me kosto të përballueshme, në një kohë kur shumë vende të tjera të rajonit, po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ofrojë një nga raportet më të mira mes çmimit dhe cilësisë në Mesdhe, duke kombinuar plazhe me ujëra të kristalta, natyrë të paprekur dhe çmime më të ulëta, krahasuar me destinacionet tradicionale turistike.

Barometri nënvizon se ulja e tarifave nuk lidhet vetëm me konkurrencën mes kompanive ajrore, por edhe me përpjekjet për të nxitur kërkesën, në një periudhë kur rezervimet po ecin më ngadalë se vitet e mëparshme.

Për turistët që planifikojnë pushimet e verës, raporti sugjeron se kjo periudhë përbën një mundësi të favorshme, për të rezervuar udhëtimet drejt Shqipërisë, përpara se rritja e kërkesës të ndikojë sërish në çmimet e biletave.

barometri biletave çmimeve Digitrips/L’Écho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.