Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”, ku ka marrë flakë mjeti tip “Volvo”, dhe mjeti ngjitur me të, të parkuar në rrugë.
Hetimet kanë nisur ndërsa paraprakisht dyshohet se është aksidentale.
NJOFTIMI I PLOTE
Elbasan/ Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.