Dy makina janë djegur pasditen e sotme pranë Kishës, në Orikum, si pasojë e përfshirjes nga flakët të një sipërfaqe toke me barishte.
Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht dy automjete tip “Mitsubishi” dhe “Jeep”, të parkuara.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.