Një “beach bar” është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Radhimë.
Objekti me strukturë druri u dogj tërësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Paraprakisht, dyshohet se një shkëndijë elektrike ka qenë shkak i zjarrit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes dhe hetimi i plotë nga grupi hetimor për të kuptuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.
