Kryeministri Edi Rama e cilësoi protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Himarë për lirimin e Fredi Belerit një skenar sarkastik.
Nuk ka munguar edhe reagimi i Belerit, i cili i përgjigjet kryeministrit nga qelia duke thënë se himarjotët kanë lindur me lirinë e shprehjes dhe se nuk ua ka dhënë kryeministri, por e kanë mbrojtur atë me gjak. Ndër të tjera ai shtoi se do të presë që drejtësia e pavarur të flasë.
