Një makinë është djegur plotësisht gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodrave të Diellit në kryeqytet.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
